“Komunizmi ka mbaruar”, Ina Kollçaku nxjerr nga vetja Valbona Selimllarin (VIDEO)

Pas kërcimit në spektaklin e “Dancing With the Stars”, ish-konkurrentja e Përputhen Ina Kollçaku ka debatuar me balerinin Ilir Shaqiri.

Ajo i ka theksuar Shaqirit se nuk është “Big Brother” ky spektakël dhe se duhet të japë komentet për kërcimin e saj dhe jo për balerinin që e shoqërin.

Gjatë debatit ndërhyri edhe Valbona Selimllari, por Kollçaku nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj, duke i theksuar kësaj të fundit se ka ikur koha e komunizimit.

Debati:

liri: Me këtë kompleksim që ti ke, komplekson edhe damën tënde.

Ina: Kjo nuk është normale. Mos fol për balerinin, por për mua.

Iliri: Disiplina e parë e balerinit është që të mos flasësh kur flet koreografi.

Ina: Nuk është Big Brother, është Dancing With The Stars.

Iliri: Unë e di shumë mirë, ti ndoshta nuk e ke kuptuar. Ti thyhesh në mes dhe kjo sjell jostabilitetin që vazhdon gjatë gjithë kor.

Ina: Do ta vlerësoja nëse do të flisje për mua.

Eltioni: Fol, se pema që ka kokrra, gjuhet.

Iliri: Se ti ke kokrra shumë…

Valbona i drejtohet Inës: Nuk mund t’i flasësh kështu kryetarit të jurisë.

Ina: Të mos flasë për Eltionin.

Valbona: Kur flas unë, ti mos fol.

Ina: Komunizmi ka mbaruar.

Valbona: Jo, nuk është komunizëm.