Nuk ka më dyshime, titullari i Interit pranë transferimit te Manchester United

Interi tashmë po planifikon si do të veprojë në merkaton e ardhshme verore. Kampionët e Italisë nuk do të kenë vetëm blerje, por sigurisht edhe largime.

Një ndër do është edhe Denzel Dumfries, që ka vendosur të largohet nga “San Siro”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Dumfries dëshiron që t’i bashkohet vetëm Manchester United, pa marrë parasysh asnjë ofertë tjetër nga Premier League apo kampionatet e tjera.

Besohet se çmimi i holandezit do të jetë 25-30 milionë euro dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2025.

Nuk është arritur asnjë marrëveshje që hoalndezi të vazhdojë kontratën me Interin, duke bërë që kështu largimi të jetë gjithmonë e më pranë.