“Kill Me” Ledri Vula për Ditën Ndërkombëtare të Gruas publikon këngën e re

Artisti i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar sot një këngë të re për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Kill Me” mban titullin ky projekt, të cilin e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet reperi me producim nga Mixey.

Kjo vjen pas “Njësia Speciale” që e lansoi rreth një muaj më parë dhe që u prit mirë nga publiku.

Ledri në ndërkohë muajve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në media.

Ai u përfol për ndarjen nga blogerja Sara Hoxha, për të cilën nuk është deklaruar akoma.

Dyshja ndajnë së bashku një vajzë të quajtur, Poem Blu.

https://youtu.be/11JLWY0XtG0?si=Teb1Zupi96reUTIX


Shtuar 8.03.2024 20:26