Këtë vit pemën e zbukuruan me Atarën, Orinda ndan kartolinën më të bukur për festat e fundvitit (VIDEO)

Festat e fundvitit mesa duket kanë mbërritur në familjen e Orindës dhe Turit. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit ata janë bekuar edhe me një princeshë.

Ka qenë Orinda që ka publikuar një video, si një kartolinë ku shihen së bashku me qenin e tyre duke zbukuruar pemën.

Ajo thotë se prej 4 muajsh i ka ndryshuar jeta dhe tashmë Atara është bekimi i tyre.

“Xmas loading… with love
Si sot nje vit me pare kur zbukuruam pemen Atara jone ishte te barku mames..kishim vetem 2 dite qe e zbuluam. Sot ajo ben 4 muaj dhe na e ka mbushur shpirtin plot.. si i thone asaj, kur numeroj bekimet te numeroj 2 here.. jooo une te numeroj 1milion bashke me babin dhe Rubyn ? #faleminderitzot?”, ka shkruar Atara krahas videos së ëmbël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)


Shtuar 16.11.2021 10:24