“Ke shoqja ime e gjeti?”, Keisi e zhgënjyer pas mesazheve që Kristi i dërgoi Jorit

Ronaldo pyeti në prani të Keisit, Jorin në lidhje për mesazhet që Kristi i kishte dërguar kësaj të fundit.

Keisi tha se nuk e kishte ditur dhe se ishte shumë e zhgënjyer se si Kristi mund të kërkonte një marrëdhënie, me shoqen e saj.

Në anën tjetër Jori, tregoi se ia kishte bërë shumë të qartë që nuk mund të kishin diçka bashkë, pasi ai kishte qenë i lidhur me Keisin, dhe ajo nuk lidhet me ish-të dashurin e shoqes.

Nga “Kepi i VIP-ave”, ajo tha se ia kishte shpjeguar me mesazh që s’mund të kishin diçka bashkë.


Shtuar 16.07.2023 22:04