Kate është mirë dhe për këtë na siguroi princi William!

Princi William konfirmoi këtë javë se gruaja e tyre Kate Middleton, është mirë duke iu referuar çështjes së saj shëndetësore që ka tërhequr vëmendjen botërore.

Menjëherë pasi vizitoi qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve ‘James’ Place’ në Newcastle, princi William foli me gazetarët dhe korrespondentët mbretërorë që ishin mbledhur jashtë për ta takuar atë.

Të lidhura

None found

Ashtu siç pritej, ndër të tjera ai u pyet për bashkëshorten e tij, Kate Middleton dhe familjen e tyre, pasi pak kohë më parë u bë e ditur se ajo ishte diagnostikuar me kancer.

60-vjeçarja Julie Kane, duke iu drejtuar princit William, e pyeti: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”

Më pas ai iu përgjigj: “Gjithçka është në rregull, faleminderit. Po ndihemi shkëlqyeshëm”.


Shtuar 1.05.2024 21:10