Një fëmijë është përplasur nga një automjet i Policisë Bashkiake në Vlorë, në një ngjarje të rëndë të raportuar pak minuta më parë.
Sipas burimeve, aksidenti ndodhi në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti, që drejtohej nga një efektiv i Policisë Bashkiake, goditi të miturin rreth 13 vjeç.
Të lidhura
None found
Në çastin e përplasjes, fëmija po kalonte rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndërkohë, policia ka filluar verifikimet për zbardhjen e rastit.
