Përplasje e ashpër në Këshillin Kombëtar, Kuçana përballet me Berishën: Zbatoni statutin! Sinjali ndërpritet

Seanca e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është karakterizuar nga tensione të forta dhe një konfrontim i papritur. Anëtarja e këtij organi, Ilirjana Kuçana, u përplas drejtpërdrejt me kreun e opozitës, Sali Berisha, pak çaste pasi ai paraqiti listat me emrat e kandidatëve për disa poste drejtuese në parti.

Duke iu drejtuar liderit demokrat, Kuçana këmbënguli: “Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë para. Të lutem, zbatoje statutin. Mos e nis detyrën… Të lutem, lexoje.”

Të lidhura

None found

Berisha ndërhyri shkurt: “Një minutë”, por ajo iu përgjigj menjëherë: “Jo, doktor.”

Më tej, kreu demokrat shtjelloi qëndrimin e vet: “Të flas unë, të jap përgjigjen. Paraqitja e rezolutës ka rregullin e vet. Do kesh të drejtë, por sipas rregullit, lexoje statutin. Do kesh të drejtë.”

Kuçana nuk u tërhoq dhe vijoi me akuzën: “Doktor, statutin e keni shkelur në momentin kur…” Në këtë pikë, Berisha e ndërpreu: “Ilirjana, edhe një herë, një minutë, mor zotëri. Të lutem, a mund të të kthej përgjigje apo jo? Ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiq statutin.”

Menjëherë pas kësaj përplasjeje të gjatë, Partia Demokratike ndërpreu transmetimin për mediat gjatë vijimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar.


Shtuar 15.07.2026 20:59

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş