Protestuesi kërkon mbështetjen e ambasadave: SPAK të arrestojë Ramën, Ballukun dhe Berishën, me të korruptuarit nuk shkojmë në BE

Gjatë protestës, një qytetar u bëri thirrje përfaqësive të huaja në Shqipëri që t’u bashkohen protestuesve dhe të shqyrtojnë kërkesat e tyre. Ai kërkoi gjithashtu që SPAK të arrestojë kryeministrin Edi Rama, ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe kryetarin e opozitës, Sali Berisha.

Protestuesi e cilësoi Berishën si bashkëpunëtor të Ramës, duke pretenduar se dy politikanët mbështesin njëri-tjetrin dhe vetëm paraqiten si kundërshtarë.

Të lidhura

None found

“Berisha ka zgjedhur sërish veten dhe tani synon të rizgjedhë edhe mbështetësit e tij. Ata mbajnë njëri-tjetrin, ndërsa opozita e vërtetë ndodhet në shesh. Përpiqen të na bindin se janë kundërshtarë, por oksigjenin e marrin nga Moska dhe Beogradi”, deklaroi ai.

Ai ngriti pyetjen se përse Edi Rama nuk e dorëzon Belinda Ballukun dhe përmendi një video që, sipas tij, po qarkullon, ku kryeministri thotë se Balluku i bën presion.

“Rama dhe Berisha e kanë qelbur këtë vend. Me këto fytyra të korruptuara nuk mund të renditemi në Bashkimin Evropian dhe, nëse e ardhmja jonë varet prej tyre, ajo nuk ekziston. U bëj thirrje ambasadave të bashkohen me ne dhe të shohin kërkesat tona. SPAK-u të arrestojë Ramën në zyrë, Berishën dhe Ballukun; na shpëtoni nga kthetrat e tyre”, tha protestuesi.


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş