Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha është tashmë moderatorja më e re e spektaklit të humorit “Kosherja” në ABC. Mirëpo, duket se kjo është periudha e saj, pasi përveç sukseseve në karrierë dhe lidhja me DJ PM po i shkon shumë mirë.
Në një intervistë të fundit në “Prive”, Sarah tha se ata kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin pavarësisht distancës dhe si çdo çift kanë problemet e tyre.
“Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta do të thotë një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon, nëse ka një çift që shkon mirë mendoi që nuk ka as dashuri, as xhelozi, ne jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, por ne nuk e ndjejmë këtë”, u shpreh ajo.
Më tej, Berisha deklaroi se ata mendojnë që është shumë herët për të bërë një hap më shumë në marrëdhënie e tyre.
“Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother, dhe kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave dhe syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë apo fëmijë dhe mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo”, tha Sarah.