“Je bërë si lopë!”/ Ronaldo Sharka flet për komentet negative që mori për peshën

Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka ka bërë një ndryshim të madh tek vetja duke rënë në peshë.

Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ai ka folur së fundmi për vendimin e rëndësishëm që mori për të rënë në peshë. Ai u shpreh se në fillim nuk i ka patur problem komentet negative në lidhje me shëndetin e tij, por me kalimin sipas tij, ato u bënë shumë të bezdisshme.

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” shtoi se ka vetëm 1 muaj e gjysmë që ka nisur palestrën dhe nga 120 ka rënë 109 kilogramë.

“Në fillim i merrja me shumë sportivitet komentet, le ta themi troç “je bërë si lopë’,” tha ai.

I pyetur se kush i bënte komentet negative, Ronaldo u shpreh:

‘Të gjithë, edhe njerëz që ti pretendon që kanë një lloj niveli të komunikuarit dhe një lloj statusi në karrierë, por edhe njerëz përditshmërie. Në fillim nuk e kisha problem, pastaj filloi të bëhej shumë e bezdisshme, derisa një ditë të bukur pas përfundimit të “Top Arena”-s ku isha pjesë e stafit, ku kisha ngrënë edhe më shumë seç duhet. Nga mesi i korrikut, praktikisht 1 muaj e gjysmë ka që unë mora vendimin për të nisur palestrën. Isha në një fazë ku nuk lidhja as atletet e mia, pra barku më krijonte vështirësi, vështirësi në frymëmarrje, regjisorit i lutesha që planin ta kisha nga gjoksi e sipër se kisha shumë komplekse. Sado njerëz ty të flasin, të duhet thjeshtë ai kliku në kokën tënde që ti të thuash “stop dhe tani është momenti që ti të jesh mashkulli më i bukur i ekraneve shqiptare”. Unë jam 1.86 centimetra, ndoshta nuk dukej aq shumë se sa mund të duket tani. Në ditën që unë nisa palestrën isha fiks 120 kilogramë dhe tani jam 109 kg. Pra minus 11 kilogramë’. 

 


Shtuar 9.09.2024 17:07