Aktori Jason Statham ishte anëtar i ekipit britanik të notit për 12 vjet. Ai madje përfaqësoi Anglinë në Lojërat e Commonëealth të vitit 1990 ku konkurroi në zhytje 1, 3 dhe 10 metra.
Dhe rezulton se këto aftësi i kanë ardhur në ndihmë gjatë xhirimeve të “The Mercenary 3” në vitin 2014.
Në fakt, sipas kolegut të tij Sylvester Stallone, aktori me shumë mundësi do të kishte vdekur nëse nuk do të kishte aftësi të shkëlqyera zhytjeje.
“Ai u përball me vdekjen. Po ngiste një kamion tretonësh dhe i dështuan frenat. Ra në Detin e Zi dhe ngeci në fund.
Nëse në atë kamion do të ishte dikush tjetër, dyshoj se do të kishte shpëtuar sepse ne po transportonim armatime të rënda. Dikush tjetër do të ishte mbytur.
Por për shkak se Jason është një zhytës i nivelit olimpik, ne ia dolëm me të”, tha Stallone për Mirror.
Statham më pas konfirmoi se situata ishte shumë serioze.
“Isha me dy kameramanë dhe rashë në Detin e Zi. Po fundoseshim. Më duhej të dilja se kisha ngecur në fund të detit”, kujton ai.
Instinkti i mbijetesës së Statham u zgjua më pas, kështu që ai u tërhoq dhe arriti të ngjitej në sipërfaqe.