Sonte, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbushet sërish me qytetarë të mbledhur në shenjë proteste.
Të lidhura
None found
Tubimi, që hyn në ditën e pestë radhazi, është planifikuar të fillojë në orën 21:00 dhe synon të shprehë kundërshtimin ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur përmes një njoftimi të shkurtër: “Shihemi n’21:00 n’shesh”.
Një ditë më parë, në orët e pasdites, qytete të ndryshme të Diasporës u bënë skenë e protestave kundër këtij vendimi, përfshirë Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë.
Trupi Gjykues shpalli fajtorë katër të pandehurit më 16 shtator, duke i dënuar ata me një total prej 81 vitesh burgim.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi morën secili nga 25 vjet heqje lirie, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet, kurse Rexhep Selimi me 13 vjet, duke përfshirë në këtë llogari edhe periudhën e kaluar në paraburgim.
