Ardian Bujupi tashmë dihet se është një këngëtar me origjinë nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani.
Ai së fundmi u ndalua në rrugë nga një tiktok-ere, ku ia parashtroi disa pyetje.
Pyetjet ishin rreth jetës së tij, gjersa ai zbuloi se është këngëtar dhe se vjen nga Gjermani.
Kjo përgjigje e artistit shqiptar duket se irritoi fansat e tij, të cilët i reaguan ashpër në komente.
Videoja u bë virale dhe u shpërnda gjithandej, ndonëse artisti i kishte kërkuar vajzës në fjalë që ta fshinte.
Veç tjerash, nuk mungoi një reagim edhe nga Ardiani, me një postim të shpërndarë në Instagram.
Postimi i plotë:
“Për ata armiqtë që janë duke kërkuar gabime te unë, kot e keni. Unë jam rritur në Gjermani, kam fituar famë në këtë vend. Në intervistën e parë në jetën time për RTL, fjala e tretë ka qenë Kosovë.
Ajo vajzë në Dubai njeh shoqërinë time në Gjermani dhe më ka ardhur më shkurt të them ‘Germany’.
Po të kishte qenë intervista më e gjatë, unë kisha thënë ‘jetoj në Gjermani’, jam shqiptar etj etj’.
Siç e bëj gjithmonë”.