“Ja kush mendon Neda Balluku që do të jetë fituesi i ‘BBV3’ “

Opinionistja Neda Balluku, ka krjuar një pyetësor në llogarinë e saj personale të Instagram-it, teksa ka folur me ndjeksit e saj për gjëra të ndryshme.

Një vëmendje të madhe Neda i kushtoi dhe formatit të ‘BBV3’, teksa shumë banorë e pyeten lidhur me shumë personazhe të shtëpisë dhe cilin banor Neda shikon si fitues.

“Kush e meriton ta fitoj Big-un, kush do ti ta fitoj dhe kush mendon se do e fitoj?”- ishtje kjo pyetja e drejtuar për Nedën, teksa kjo e fundit u përgjigj: ‘BB mendoj se e meriton ta fitoj Jul Deda. Do doja ta fitonte Jul Deda ose Romeo Veshaj. Mendoja që mund ta fitonte Heidi poe nuk është në moment të mirë. ’

E më pas Neda ka shkruajtur dy rreshta për Heidin teksa thotë: “Heidi është vajzë e mirë, e bukur dhe e zgjuar. Nuk ka agresivitet, ka edukatë dhe është me takt. Ka këtë problemin e të qeshurës kur është nervoze që duhej ta kishte punuar pak para se të hynte në ‘Big’.”

Më tej pyetjet kanë vijuar ku një tjetër person i është drejtuar Nedës: ‘Më jep pak përshtypjen sikur nuk dëshiron ta mbështesësh shumë Romeon..’

“Nuk është një personazh që e gjej shumë veten, por disa gjëra të spikatura që ka janë të rëndësishme dhe e dallojnë nga të tjerët. Dhe pse të mos mjaftojnë për të fituar?”- u shpreh Neda.


Shtuar 18.04.2024 13:11