Pak ditë më parë Sabiani bëri një deklaratë të papritur teksa ndodhej në oborr me disa banorë të tjerë.
“Janë në modë parazitët, është e çuditshme. Qenka bukur të jesh parazit. Ha, dh*, pi cigare, këputi ndonjë të puthur, ndonjë të lëpirë edhe je në rregull, iku Big Brotheri”, u shpreh Sabiani.
Këto fjalë duket se nuk i pëlqyen aspak Beatrix, e cila reagoi menjëherë duke thënë: “Ke ndonjë ide se çfarë mund të bëjmë tjetër përveçse të puthemi?”. Ishte Donaldi, ai që e tërhoqi këngëtaren nga vetja duke i lënë të kuptonte që s’duhej të fliste.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, teksa ishin të shtrirë në krevat, Trixa tha se “nuk duhet të flasin në shumës se jashtë transmetohen ndryshe gjërat”.
“Ajo që kam thënë mbrëmë është se mos u drejtoni në shumës sepse jashtë transmetohen gjërat ndryshe. Kaq. Ti mund të ma thuash sa të duash se nuk e kam personale me ty, po aty në prime nuk del. Tani kur i përfshin të gjitha gocat, jam edhe unë aty. Zot i madh”, thotë Beatrix duke folur për Sabianin.
Ajo thotë se nuk e ka ofenduar në asnjë moment këngëtarin. Trixa shton se nga ana e saj ka pasur vetëm respekt dhe shumë dashuri. Këngëtarja vijon duke thënë se ka qenë më e afërt me të e prandaj është mërzitur shumë.