Ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin, Dj PM zbulon arsyen pse nuk i flet më Sarës (VIDEO)

Pajtimi (Dj PM) ka vendosur që prej disa ditësh të ndërpresë komunikimin me Sarën. Arsye është bërë konfuzioni i kësaj të fundit për t’i dhënë DJ PM të njëjtin vëmendje dhe afrimitet që ai i ka dhuruar asaj gjithë këto kohë.

Një lojë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme e thelloi edhe më shumë krizën mes tyre. Në lojë Sarah nuk tregoi besim ndaj Pajtimit, edhe pse ky i fundit insistoi në këtë drejtim.

“Unë u betova dhe nuk mund të më provokosh deri në atë pikë. Ajo testoi besimin’’, i tha ai Donaldit.

Pajtimi u shpreh se ka vendosur që të shkëputet pak nga Sara dhe të shikojë nga larg nëse ajo do të reflektojë apo jo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 14.11.2021 18:49