“Ishalla nuk i ka rënë mamisë nga duart”, Erandi dhe Alba si “Tom&Jerry”, nuk ndalen debatet mes tyre

Marrëdhëniet mes Albës dhe Erandit në Fermë duket se shkojnë gjithnjë e më tepër drejt përkeqësimit.

Ashtu siç nisën ditën e parë, empatia mes tyre duket se nuk ekziston askund. Edhe mbrëmjen e sotme nuk munguan batutat fyese me njëri-tjetrin, ku padiskutim “cekja” e intelektit ishte një prej pikave që u luajt më shumë.

Pjesë nga biseda:

Luana: Je i mërzitur?

Erandi: Jo nuk jam i mërzitur.

Zhaku: Je pak je. Pse duhet Alba të ekzistojë.

Erandi: Jo pse nuk e merr atë që japim.

Alba: Erandi ankohet se nëse publiku voton Albën dhe jo tipin e Erandit unë do të dal, unë i them derën aty e ke.

Erandi: A më qafsh mu.

Alba: E dija se kështu do të reagionte.

Erandi: Unë nuk e di ku ka lind Alba, po ishalla nuk i ka rënë mamisë nga dora.


Shtuar 11.04.2025 22:46