Arbana Osmani po kalon disa ditë pushime në Bogë të Shqipërisë me familjen e saj, Eduartin dhe Diellin, sigurisht edhe bebushen që po presin.
Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe të gjithë janë kurioz për emrin që moderatorja dhe partneri i saj kanë menduar për të bijën.
Por duket se këtë sekret e zbuloi Iliri Shaqiri. Me apo pa dëshriën e moderatores, këtë nuk e dimë, por Iliri Shaqiri komentoi emrin e vajzës së Arbanës në postimin e saj të fudnit.
“Aria” dhe ka vendosur emojin e dy këmbëve që përdoren zakonisht për ardhjet në jetë të bebeve. Ai dhe Arbana kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë pas mbarimit të “Big Brother VIP” dhe shkëmbejnë shpesh komente.
Fundjavën e kaluar Arbana bashkë me partnerin e saj ishin në dasmën e fituesit të BBV. Kështu, nisur nga raportet e tyre ndoshta moderatorja mund t’i ketë thënë emrin e të bijës duke qenë se ditët e sotme emrat zgjidhen muaj apo edhe vite përpara ardhjes në jetë të fëmijëve.
Vlen të theksohet se Aria do të thotë “këngë” ose “melodi” në italisht. Por nuk e bëjmë dot lidhjen e kësaj domethënie me fotot e Arbanës, ndonëse komenti mund edhe most ë ketë aspak lidhje me emrin e vajës së Arbanës. Për më tepër, Arbana nuk i ka kthyer përgjigje Ilirit.