Tea Trifoni është “arratisur” së fundmi drejt Dubait ku i ka krijuar vetes luksin për të kaluar disa ditë pushime.
Si gjithmonë ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram ku ka publikuar foto edhe nga andej.
Shumë prej tyre kanë aluduar se Tea është shtatzënë pasi në foton e fundit shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Je shtatzënë?”, – “Po në muajin e gjashtë”, përgjigjet Tea me ironi, ndërkohë që me një postim në Instastory, ku tregon të pasmet, shkruan se uji i zmadhon gjërat e prandaj barku i saj dukej i rrumbullakosur.