I dhanë fund martesës? Fisnik Syla nuk i reziston fotove joshëse që publikoi Fjolla Morina (FOTO LAJM)

Pas daljes nga burgu të Fjolla Morinës, u përfol se ajo i kishte dhënë fund edhe martesës me biznesmenin, Fisnik Syla. Dyshimet lindën pasi ata nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale dhe fshinë të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin.

Lidhur me këto fjalë që po qarkullojnë vërdallë nuk ka reaguar asnjëri prej tyre. Por në disa foto që ka ndarë Fjolla në profilin e saj në “Instagram”, vihet re që i ka pëlqyer dhe partneri i saj.

Pavarësisht kësaj, ata vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin. Kjo duket se “ndarja” është një strategji e tyre. Një gjë të tillë e nënkuptoi vetë Fisniku pak ditë më parë.

Gjatë një bisede live me ndjekësit e tij, biznesmeni u pyet nëse ka qenë avokati që iu ka kërkuar të fshinë fotot bashkë nga rrjetet sociale. Ai nuk ka mohuar asgjë por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”.


Shtuar 6.10.2021 10:41