I dha fund njohjes me Jasminën, por kush ia riktheu buzëqeshjen Andit pas emisionit (FOTO LAJM)

Andi i dha fund njohjes me Jasminën puntatën e djeshme të Për’puthen. Ai tërhoqi deklaratën që kishte bërë për të, duke u shprehur se nuk sheh përputhje mes tyre.

“Kam arritur në përfundimin se unë dua ta tërheq deklaratën, dua të tërhiqem komplet. Nuk dua. Kam duruar boll, e di dhe vetë shumë mirë.

A të kam thënë shumë herë që më intereson, që të kam shumë përzemër edhe prapë të respektoj, të admiroj, por siç e thashë më herët nuk shoh përputhje duke ndodhur mes nesh”, u shpreh konkurrenti.

Po në prapaskenë ç’ka ndodhur? Në videon e publikuar në aplikacionin Për’puthen, Andi ka deklaruar se ka bërë më shumë se ç’duhet për Jasminën, por tani nuk do të ketë më asnjë marrëdhënie me të.

Pas deklaratës, Atdheu i ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrë. Ai i është afruar duke e thirrur “shpirti i vëllait” dhe duke e puthur në faqe.


Shtuar 22.04.2021 09:44