I deklaruar për Alesian, por jashtë Albi i kthehet pëlqimit të dikurshëm (FOTO LAJM)

Pak kohë më parë Albi u deklarua vetëm për Alesian, por marrëdhënia e tyre nuk po shkon dhe aq mirë. Sipas konkurrentëve, Alesia po bën një lojë të pisët me djemtë, madje Meliku e ka akuzuar për lidhje jashtë programit.

Mirëpo së fundmi ka qenë Albi ai që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Mbrëmjen e djeshme Albi është parë në një klub me Tolën, ish-konkurrente të programit.

Tola dhe Albi kanë pasur pëlqim për njëri-tjetrin dhe kanë bërë disa takime së bashku. Pas daljes nga “Përputhen”, Tola është shprehur në një intervistë se nëse Albi do dilte beqar nga programi do donte të vazhdonin njohjen.


Shtuar 6.02.2022 12:11