Harry Styles vlerësohet në rekordin botëror Guinness, për koncertet radhazi në stadiumin Wembley

Harry Styles është vlerësuar me një vend në Librin e Rekordeve Botërore Guinness, për serinë më të gjatë të koncerteve në stadiumin Wembley, pas 12 shfaqjeve të shitura.

Artisti 32-vjeçar i muzikës pop vendosi një rekord të ri për qëndrimin më të gjatë në stadiumin ikonik në një turne të vetëm, duke tejkaluar arritjen e mëparshme të Coldplay, të cilët performuan 10 koncerte radhazi në vitin 2025.

Të lidhura

None found

Gjyqtari i Rekordeve Botërore Guinness, Will Munford tha se “Rekordi i Harry Styles prej 12 performancash radhazi është një dëshmi e shkallës, ambicies dhe ndikimit kulturor të performancave të tij live, si dhe marrëdhënies unike që ai ka zhvilluar me audiencën e tij”.

Styles filloi performancat e tij në Londër më 12 qershor, si pjesë e turneut të tij “Together Together”.

Në koncertin e tij të fundit Harry Styles bëri një referencë kundrejt viteve të tij me One Direction duke pohuar se “Nuk do të isha në këtë skenë sot pa katër miqtë e mi që kanë qenë një pjesë e madhe e këtij udhëtimi”, duke falënderuar Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe “mikun e tij të dashur” Liam Payne.


Shtuar më 6.07.2026 20:46

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet