Që prej lidhjes me Rudina Dembacajn, Mark Frroku është bërë pjesë e pandarë e mediave rozë. Dhe jo vetëm ish-politikani, por edhe fëmijët e tij.
Vajza e tij e madhe, Mara Frroku tashmë është mjaft aktive edhe në rrjetin social Instagram, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit.
Të lidhura
None found
Siç pritej, pyetja që nuk mungoi ishte për raportin e saj me Rudina Dembacajn ku edhe njëherë ajo zbulon se shkojnë mjaft mirë, shkruan Albeu.com.
Por ndjekësit janë kurioz edhe për jetën e saj private dhe dikush e pyet nëse është e martuar. Pëgjigja e Marës ka qenë surprizuese.
“Po, kam edhe dy fëmijë dhe një vilë në bregdet.”
Përgjigja e vajzës së Mark Frrokut duket se është një ironi kundrejt pyetjes së ndjekësve./albeu.com/



