Habit gazetarja Iva Tiço: Televizioni nuk më ka pëlqyer asnjëherë!

E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte Iva Tiço për të folur për gjithçka, nga karriera deri në dasmën private.

Gazetarja e njohur ka rrëfyer hapat e saj në gazetari mirëpo ka zbuluar se televizioni nuk i ka pëlqyer asnjëherë por ka theksuar se puna e saj më e mirë është Revista “Jeta” nga viti 2005 dhe e ka shijuar më shumë.

“Televizioni nuk më ka pëlqyer asnjëherë, gjithnjë kam qenë e ftuar, nuk kam bërë diçka vetë. Nuk më jep atë kënaqësinë që më jep e shkruara. Kur në bënim një revistë dikur, unë isha njeriu më i lumtur në botë.

Atë kënaqësi nuk e kam ndjerë asnjëherë në televizor. Në libër e kam ndjerë atë lumturi, televizioni nuk ma ka dhënë të them të drejtën.

Libri i parë tregonte shumë nga jeta ime dhe nga jeta e mikeshave të mia. Ishte i lezetshëm. Më kanë ofruar një herë për një skenar filmi, por nuk pranova.

Dikur unë thoja po për gjithçka. Tani kam filuar të piqem pak e ti vë pak frena. Nuk është fusha ime dhe unë mendoj që secili duhet të bëjë mirë gjënë e vetë. Unë po bëj 26 vjet punë këtë vit, ndoshta vitet e tjera mund të eksperimentoj pak.”


Shtuar 6.06.2024 23:59