Ndonëse është në dijeni se është dikush jashtë që po e pret banoren, G Bani sërish nuk heq dorë nga Danja.
Kujtojmë se artisti i ka shprehur pëlqimin modeles, por kjo e fundit e ka injoruar shpesh-herë.
Pavarësisht çdo gjëje, G Bani gjen guximin dhe vijon t’i shprehë ndjenjat banores. Ditën e sotme ai i është shprehur Danjës: Jam i kënaqur që të pashë ty në ëndërr.
Në këtë moment është vënë re Amberi e cila ndërhyn duke ia bërë të qartë G Bani që Danja ka të dashur i cili po e pret jashtë.
Mesa duket kjo kritikë nuk i pëlqeu banorit. G Bani iu përgjigj Amberit|: A do më ndalosh pëlqimin mu ti?