Fustani i bujshëm i ditëlindjes, sa i ka kushtuar Kejvina Kthellës (FOTO LAJM)

Kejvina Kthella festoi dje ditëlindjen e saj të 26-të dhe pamjet e festës bënë xhiron e rrjetit.

Modelja ndodhej prej kohësh në Dubai priti edhe ditëlindjen në mesnatë me një surprizë mjaft luksoze. Një jaht i zbukuruat me tullumbace e trëndafila ishte I dedikuar vetëm për Kejvinën, miqtë e të dashurin e saj të cilin së fundmi po e publikon më shpesh, por duke u siguruar që t’I fshehë identitetin.

Gjithashtu edhe fustani që modelja zgjodhi të vesh për ditëlindjen e saj nuk bëri më pak bujë. Faqja “shqipe.closet” në Instagram ka zbuluar se fustani i Kejvinës është i firmës “God Save Queens” dhe ka kushtuar vetëm 200 euro.

Nëse 200 euro nuk ju duken pak mjafton të kujtoni festën super luksoze të modeles dhe do të kuptoni se Kejvina nuk është shpenzuar shumë për veshjen./albeu.com/


Shtuar 3.06.2021 14:21