Fushata në rrjet për Rafah, çfarë ndodhi me foton e krijuar nga IA?

Një fotografi nga Rafahu i Rripit të Gazës, që është shikuar nga miliona njerëz, shfaq tenda në një kamp dhe në mbishkrimin e saj theksohet vetëm një fjali: “Të gjithë me sy nga Rafahu”. Ajo u shpërnda më shumë se 50 milionë herë.

Kjo fotografi, e cila nuk është madje as fotografi e mirëfilltë, është në qendër të një fushate në Instagram, e cila ka marrë vëmendjen e algoritmit dhe ka mahnitur përdoruesit në gjithë botën, të cilët kanë shfaqur mbështetjen e tyre për lëvizjen palestineze derisa lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Fotografia e thjeshtë u krijua me Inteligjencë Artificiale (IA) nga një përdorues i Instagramit në Malajzi, i cili ishte i pari që e shpërndau po ashtu. Ajo është bërë virale në këtë platformë të rrjeteve sociale, me një mesazh që bën thirrje për vëmendje në qytetin e vogël jugor Rafah, ku u vranë së paku 37 njerëz nga një sulm ajror izraelit ndaj një kampi të të zhvendosurve palestinezë. Pasi zemërimi ndërkombëtar pasoi pas sulmit, kjo frazë mori vëmendjen kryesore online.

Roli i rrjeteve sociale në luftën Izrael-Hamas

Ka pasur shumë trende dhe fushata në rrjetet sociale gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Njerëzit i përdorin platformat e tyre për të qenë pjesë e trendeve të tilla për arsye të ndryshme.

“Të qenët pjesë e fushatës ‘Të gjithë me sy kah Rafahu’ është mënyra se si njerëzit japin mbështetjen e tyre dhe ndihmojnë në përhapjen e mesazhit se çfarë po ndodh në Izrael”, tha Matt Navarra, analist dhe konsultat i rrjeteve sociale.

Fushatat në rrjetet sociale në lidhje me çështje politike nuk janë diçka e re, sepse shumë prej tyre kanë marrë vëmendje të tillë.


Shtuar 7.06.2024 14:07

Tags: , , ,