Françeska-Romeos: Na mungon se si ke qenë më parë

Françeska dhe Romeo kanë patur një diskutim orët e para të mëngjesit. Ka qenë Françeska e cila ka përmendur Gracianon dhe ngacmimet që ai i bën pothuajse çdo banori në shtëpi.

“Ka gjithë ditën që do të të mërzis ty. Do të mërzis Rozën, mua, kështu që ti mos e lër të ndikojë. Këto ditët që keni të ngelur bashkë duhet ti shijoni të lumtur.”

Më pas Françeska është shprehur se Romeo ka ndryshuar shumë përgjatë qëndrimit të tij në shtëpi dhe për këtë gjë i vjen keq dhe i sugjeron që ai ti shijojë ditët e mbetura me Heidin në shtëpi. Rikujtojmë që asnjë prej banorëve nuk është në dijeni që të shtunën nuk do të ketë eliminim.

“Më vjen keq që nuk të shikoj të lumtur, Do ishte më bukur të të shikonim të lumtur, duke qeshur, me batutat e tua. Me thënë të drejtën na mungon ai Romeo, ke qenë shumë i lezetshëm.”-shprehet ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 3.05.2024 11:34