Fituesja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, Egla Ceno, së fundmi ka pësuar një incident, ku është rrëzuar nga shkallët para “Post Big Brother”.
Ishte moderatori Ledion Liço ai që dha lajmin, ndërsa Egla tha se ka pak dhimbje në njërën këmbë dhe sapo të mbarojë emisioni do të shkojë në spital për të bërë kontrolle.
“Tani për tani po rezistoj Ledion. Sapo të mbaroj postin do të shkoj të bëj një kontroll, por jam ok”,– tha Egla.
Së fundmi, Egla ka reaguar përmes një postimi në “InstaStory”, duke treguar se tashmë është në një gjendje të mirë shëndetësore.
“Duke rikuperuar kërbishten nga rënia në studion e BBV. Na mori teqen edhe syri i keq. Ëndërro”,– ka shkruar Egla krahas fotos së saj në shtrat.