FOTO/ Olsi Bylyku dhe partnerja e tij nisin pushimet, ja destinacioni i çiftit

Këngëtari i njohur Olsi Bylyku pak ditë më parë konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë. Këngëtari postoi një foto krah vajzës misterioze, të cilën e uroi për ditëlindje, por u kujdes të mos i zbulojë imazhin duke e bërë me blur fytyrën e saj. Por, ashtu sikurse Iconstyle ju kishte treguar më parë, Olsi është në lidhje me gazetaren Denada Lura.

Se fundmi Olsi ka bërë një tjetër postim me partneren e tij. Çifti siç duket janë duke shijuar disa ditë pushimi në Jugun e Shqipërisë. Në imazhin e postuar ata shfaqen ulur pranë njëri tjetrit duke shijuar bregdetin gjatë mbrëmjes.

Aktori i drejtohet partneres me emrin ‘Amla,’ siç titullohet kënga e fundit që Bylyku ka publikuar. Ai është shprehur se këngën ia ka dedikuar vajzës, që i ka ndenjur pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.

Denada Lura ka mbyllur rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zienin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie. Kujtojmë që një vit më para Olsi i dha fund lidhjes disa vjeçare me Egli Takon.


Shtuar 31.08.2024 19:32