Kuvendi ka reaguar ndaj vendimit të dhënë dje nga Gjykata e Hagës për dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së, duke paralajmëruar një deklaratë të përbashkët drejtuar BE-së për këtë çështje.
Niko Peleshi, hapi seancën plenare dhe bëri të ditur se dokumenti përfaqëson qëndrimin e përbashkët të të gjitha partive politike.
Të lidhura
None found
Kreu i Kuvendit e cilësoi vendimin e marrë një ditë më parë nga Dhomat Speciale në Hagë, si një moment të dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën kombëtare, ndërsa njoftoi se gjatë ditës do të përcillej deklarata e përbashkët që shpreh qëndrimin e Kuvendit.
