Formula e saj e përjetësisë! Ky është “amaneti” që nëna e tyre u ka lënë motrave Kardashian-Jenner

Kris Jenner ka një dëshirë të pazakontë për ditën që nuk do të jetë më në jetë.

Ajo zbuloi dëshirën e saj në episodin e kësaj jave të “The Kardashians”, duke thënë se dëshiron që hiri i saj të bëhet gjerdan për fëmijët e saj.

Pasi Kris iu nënshtrua një operacioni në kofshë, Kim u kërkoi mjekëve të mbanin pjesët e kockës që i kishin hequr. “Kim i kërkoi doktorit t’i ruante kockat e mia në mënyrë që ajo të bënte bizhuteri prej tyre”, tha Kris në një telefonatë me vajzën e saj Kylie Jenner.

“Të kujtohet kur doje hirin tënd, donit të digjeshe dhe ta bënim gjerdan?”, i tha Khloe. “Kjo është një ide e mrekullueshme,” u përgjigj ajo. Kjo mund të jetë çudia e radhës e Kardashianëve.