Feston sot ditëlindjen, e dini sa vjeç bën aktorja Mariana Kondi (FOTO LAM)

Mariana Kondi është një nga aktoret që di sesi të rikthejë humorin, pavarësisht se e shikon në film, në intervistë apo në kuzhinën e emisionit që asiston në gatim.

U lind në Tiranë më 21 shkurt 1961 dhe sot feston ditëlindjen e 62 vjetorin e lindjes.

Mariana Kondi, gjatë gjithë karrierës së saj ka spikatur për jo vetëm për talentin e padiskutueshëm që e karakterizon, por edhe për pozitivitetin që ajo përçon në çdo dalje të saj.

Mariana Kondi është dekoruar nga ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me titullin, “Mjeshtër i Madh”, duke shënuar në këtë mënyrë një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e artistes.

Rolet e saj nder vite jane me dhjetra, por së fundmi Mariana i eshte bashkuar botës së televizionit e cila i rri shumë mirë me karakterin dhe tiparet e saj./albeu.com/