“Femër që shkruan humor nuk ka”, habit Kapexhiu: Është privilegj i të mençurve. Edhe barcaletat i sajojnë vetë meshkujt

Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu ka deklaruar se jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Top Albania Radio, ai u shpreh se të shkruarit humor do kapacitet dhe ky është privilegj i të mençurve, që sipas tij janë burrat.
“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve.

Moderatorët: Ooo kjo ishte e rëndë

“A e dini që ka shumë barcaleta për femrat, i sajojnë meshkujt, e dini që ka shumë barcaleta për meshkujt, i sajojnë po meshkuj, se femrat nuk kanë kapacitet për ta bërë këtë”, u shpreh Kapexhiu.

 


Shtuar 13.06.2024 16:49

Tags: ,