Koci kërkon shpjegime nga ekipet mbrojtëse të drejtuesve të UÇK-së për zhvillimet në Hagë

Avokati Arianit Koci u ka kërkuar përfaqësuesve ligjorë të drejtuesve të UÇK-së që të flasin publikisht dhe të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka ngritur pyetjen se si u arrit deri te këto dënime, ku qëndronte problemi dhe përse nuk ishte dhënë më herët asnjë sinjal se procesi mund të kishte një përfundim të tillë.

Ai ka theksuar se interpretimet politike u përkasin çështjeve të brendshme, ndërsa nga ekipet e mbrojtjes pritet një shpjegim profesional, i drejtpërdrejtë dhe konkret.

Sipas Kocit, avokatët e kanë për detyrë ndaj qytetarëve ta japin këtë sqarim, pasi kanë mbrojtur figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke nisur nga ish-presidenti i vendit.

Ai ka kujtuar gjithashtu se nga buxheti i Kosovës janë ndarë deri më tani rreth 40 milionë euro për mbrojtjen juridike të të gjithë të akuzuarve dhe të dyshuarve nga Haga, ndërsa vetëm për këta katër mbështetja e përgjithshme ka arritur në rreth 28.5 milionë euro.


Shtuar 19.09.2026 16:28

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisnesinecasinojojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahisbahsegelmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet GirişsekabetpusulabetpusulabetcratosroyalbetholiganbetjojobetJojobetJojobetcasibom