“Është temë delikate”/ Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën

Sara Hoxha ka foli për raportin e saj me Ledri Vulën, me të cilin ka edhe një vajzë, Poem. E pyetur nga Bora Zemani se si qëndron e vërteta, Sara zgjodhi të mos thotë diçka konkrete, duke i lënë sërish ndjekësit në dilemë.

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfarëdo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, thotë ajo.

Sara dha edhe një mesazh për nënat single, ku shprehet se e di mirë se si është të rrisësh një fëmijë pa partnerin.

“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”, u shpreh ajo.


Shtuar 31.05.2024 23:10

Tags: ,