“Është dhunë”, Daniela akuzon konkurrentin e “Love Story” se e ka kapur me zor për ta puthur (FOTO LAJM)

Gjatë spektaklit të djeshëm në “Love Story 2”, është publikuar skena kur Rei kap me forcë Danielën dhe tenton ta puthë, por ajo nuk e ka lejuar. Tentativa e puthjes së Reit për Danielën për opinionistët dhe për konkurrentët është quajtur dhunë.

Daniela është shprehur se ndihet e dhunuar, ndërsa Rei është shprehur se nuk ka ndodhur puthja dhe ai ka dashur që t’i pastrojë gjakun tek buzët pasi e ka vrarë me pirun duke i dhënë ushqim.

Alekta Vejsiu: Kjo është puthje kundër dëshirës?

Rei: Nuk ishte puthje fare.

Daniela: Për mua, a mund të jap unë elegancë në këtë lloj forme?

Rei: Të më thuash mua ti i trashë.

Roberti: Alketa, Daniela ka të drejtë, nuk merret puthja me forcë.

Rei: Po nuk ishte puthje, u vra

Daniela: Më kapi me zor. Është dhunë.

Rei: Po ti doje vetë.

Bleona: Ajo vajza të tha jo që në fillim. Të dëgjova dhe në emisionin tjetër dhe the që ishe xheloz. Xhelozia në dashuri mund të ndodh kur e do, por t’i nuk e do dhe je xheloz quhet posesivitet. Për sa i takon Danielës, ti the që ke humbje në jetë. Reagimi i Reit ka ardhur nga takimi jot i kaluar. Po çfarë janë këto që ndodhin. Nëse ti puthesh me një mashkull që në takimin e parë, dhe ti që do të hapesh një familje çfarë mendimi do ketë ai për ty.

Daniela: Puthja me Vilianin ndodhi se ma rrëmbeu. Ndërsa ishte ambienti i tillë. Me Rein ishte ndryshe, ishte terreni luftë sfidë dhe më kapi me dhunë. Ajo që bëri Rei ishte dhunë.

Bleona: Po çfarë mesazhi jep ti puthje në takimin e parë. Ju duhet të krijoni ndjenja, dhe jo të shkëmbeni bakteret me njëri-tjetrin./tvklan.al

 


Shtuar 7.12.2021 10:31