Pasi mediat kosovare raportuan për një video që dëshmonte abuzimin seksual ndaj një të miture nga Gjiko, ka ardhur dhe reagimi i tij. Reperi mohon ekzistencën e videos pasi pretendon nuk ka abuzuar me askënd. Ai paralajmëron disa padi të tjera ndaj mediave, që sipas të cilit, po shpifin për të dëmtuar imazhin e tij.
Sipas “Gazeta Insajderi”, organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur. Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.