Elita dhe Gjiko vaksinohen kundër Koronavirusit dhe nxjerrin pamjet

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko janë vaksinuar kundër Koronavirusit.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë dyshja, teksa kanë ndarë në rrjete sociale video të njëri-tjetrit gjatë vaksinimit.

Kujtojmë se Elita dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë vetëm pak muaj më parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Bota.


Shtuar 14.07.2021 15:43