E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në lule të moshës këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur nga kosova, Avdyl Mziu, është ndarë nga jeta në moshë të re. Mësohet se artisti vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Familjarët e tij bëjnë me dije se varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot në orën 16:00 në fshatin Marinë të Skënderajt.

“Me pikëllim te thelle ju njoftojmë se pas nje semundje te shkurter ka ndrruar jete me i dashuri yne Avdyl Mziu!

Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne varrezat e fshatiti Marine- Skenderaj te Xhamia!”,lajmëron  familja e këngëtarit.


Shtuar 8.04.2024 10:40