E njohët? Rolet e saj kanë mbërthyer shqiptarët pas ekranit, aktorja me titullin e lartë që është përjashtuar nga Teatri

Mariana Kondi është një nga aktoret që di sesi të rikthejë humorin, pavarësisht se e shikon në film, në intervistë apo në kuzhinën e emisionit që asiston në gatim.

U lind në Tiranë më 21 shkurt 1961. Aktore e teatrit të estradës. Interpretoi disa role në kinema, mori pjesë për disa vite si aktore në “Portokalli” edhe sot ajo vazhdon të jetë mjaft aktive me rolet e saj në filma të ndryshëm dhe pjesmarrjen në show televiziv që kërkojnë patjetër një karakter si të sajin për të mbajtur lidhur publikun pas ekranit.

Aktorja e njohur, Mariana Kondi është dekoruar nga presidenti me titullin, “Mjeshtër i Madh”, duke shënuar në këtë mënyrë një moment shumë të rëndësishëm në karrierën afro 40-vjeçare të artistes.

Por ajo është “Mjeshtër i Madh” që është përjashtuar nga Teatri.

Dy vite më parë, aktorja Mariana Kondi dhe ish-ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro u përplasën gjatë mbledhjes së zhvilluar nga kryetari i bashkisë së Tiranës me aktorët për çështjen e Teatrit. Vetë Kondi u shpreh në atë kohë se është ballafaquar me Kumbaron dhe se i ka shprehur pakënaqësitë për punën e saj gjë që ka sjellë dhe largimin e saj nga Teatri./albeu.com/