Adelina Tahiri ka reaguar e revoltuar lidhur me një deklaratë që qarkullon në rrjete sociale, ku supozohej se këngëtarja ka thënë “E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur.”Nuk është e vërtetë, asnjëherë nuk e kam menduar dhe jo për ta thënë“, thotë Adelina.
“Zakonisht praktikoj të injoroj dhe të mos jap rëndësi portaleve dhe shkrimeve! Por deri me një pikë. Ju lutem nuk është e njerëzishme dhe korrekte që të shkruani me çdo kusht vetëm për të paSur lexueshmëri. Mos shkruani gjëra që kurrë nga goja ime nuk i kam thënë!
Sepse po e them publikisht do të paditeni rëndë. Më keni lënduar shumë rëndë, pa menduar se si unë i përjetoj, se si familja apo të afërmit e mi i përjetojnë! Po njerëzit e fortë çohen në këmbë dhe mbeturinat i lënë mbrapa krahëve. Kërkoj publikisht nga iconstyle_al të tregojë se kur dhe ku e kam thënë që unë:
E MORA BURRIN MAQEDONAS SEPSE SHQIPTARËT JANË TË PRAPAMBETUR. Asnjëherë në jetë këtë nuk e kam thënë. Unë burrin e mora se e desha dhe e dua! Ndërsa JAM KRENARE QË JAM SHQIPTARE!”, shkruan Adelina.