E ftuar sot në “Goca dhe Gra”, Aleksia Peleshi hodhi poshtë aludimet se i ka dhënë fund ndarjes me Romeon edhe pse ky i fundit ka lënë të kuptohet që nuk janë më bashkë.
Ndërsa lidhur me Donaldin ajo pranoi se ishte i preferuari i saj ndër gjithë banorët duke thënë:
“Shiko, në radhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme, vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”.