“E hape edhe ti gojën?”/ Egla dhe Liami nisin ditën me debate

Dita sot në shtëpinë e “Big Brother Vip’ ka nisur me debate. Egla dhe Liam prej ditësh kanë patur diskutime të forta dhe duket se në këtë garë nuk i mbështesin idetë apo mendimet e njëri-tjetrit, ndërsa aktorja mendon se banori bën veprime të pahijshme ndaj vajzave në shtëpi, marrë shkas edhe nga debatet që ky i fundit ka patur me Heidin ditët e fundit.

Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Egla i ka kërkuar Liamit mos t’i flasë pasi ky i fundit e ironizonte vazhdimisht. Debati ka vijuar deri në momentin që aktorja është larguar nga dhoma dhe e ka ndërprerë bisedën me Liamin.

Për më shumë shihni videon më poshtë:

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Shtuar 12.04.2024 13:56

Tags: , ,