E çuditshme, por “fiksimi” i Lumi B u bë shkak që ai të njihte bashkëshorten e tij (FOTO LAJM)

Lumi B ishte i ftuar sëfundmi në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën personale. Siç shumë nga ju mund ta dinë, reperi prej vitesh është i martuar me bashkëshorten e tij Miranda, me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Blin. Artisti ka treguar në program historinë e njohjes me dashurinë e jetës së tij dhe ju premtojmë se nuk do ju kishte shkuar kurrë në mendje! Lumi B rrëfeu se me Mirandën është njohur që në moshën 20-vjeçare.

Ai zbuloi se me bashkëshorten e tij është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër.

Duket se ajo ka arritur t’i tërheqë më shumë vëmendjen Lumi B e t’a bëjë për vete për mos t’u ndarë më kurrë duke e finalizuar romancën e tyre me një martesë.


Shtuar 25.06.2021 13:27