Arjola Demiri është aktorja shumë e njohur e cila famën më të madhe e mori me rolin e saj, me interpetimin e një skenë masturbimi në Teatër. Moment që ajo e cilësoi në media “shumë elegant” për t’u parë pa asnjë lloj sikleti, edhe pse ndodh live.
Më pas ajo u bë aktore në Portokalli, ndërsa tani emrin e saj po e dëgjojmë shumë pasi është banore e Big Brother VIP dhe rrëfimet e saj për abuzimin nga ish bashkëshorti kanë bërë mjaft bujë.
Nëna e tre fëmijëve dhe ish-Miss-i, njihet gjerësisht si e bukura e Tropojës, por një video që së fundmi është bërë virale në rrjet tregon se aktorja ka kryer operacion plastik dhe ajo që vihet re më shumë është ndryshimi i hundës. Intervista e aktores është bërë 6 vite më parë, kur emri i saj nuk ishte aq publik sa sot./albeu.com/