Pavarësisht gjithë ngjarjeve intensive në jetën e saj, që pas “Big Brother VIP”, Monika Lubonja mbetet nja nga gratë shqiptare më të bukura për të mos folur pastaj për moshën dhe kontrastin e saj me paraqitjen.
Siç ka treguar edhe vetë aktorja, asaj i pëlqen shumë të kujdeset për veten dhe këtë e tregon në çdo dalje ku është e kuruar në detaje.
Në daljen e saj të fundit, në një nga eventet e kryeqytetit, Monika është shfaqur gjithashtu shumë sharmante, por një ndjekës e ka akuzuar se ajo ka përdorur Photoshop.
Monika nuk i ka rezistuar pa i kthyer një përgjigje:
“Vetëm këto foto s’kanë fotoshop. Por dukesh që se kuptoke kur behet foto shop.”, i shrkuan aktorja e cila i ndërroi menjëherë mendimin ndjekësit i cili nisi me komplimentat dhe fjalët më të mira për të./albeu.com/