“Dua që bota të dijë”, miku i ngushtë nxjerr “zbuluar” Harry-n dhe Meghan, si është marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë

Ndonëse veprimet e tij gjatë gjithë kësaj kohe kanë folur vetë, njerëzit kurdoherë janë skeptik.

Bëhet fjalë për çiftin e shumë komentuar Meghan Markle dhe Princ Harry. Ky i fundit nuk u mendua dy herë kur hoqi dorë nga familja mbretërore për sigurinë e bashkëshortes së tij.

Të lidhura

None found

Së fundmi në një intervistë për “Sot” Tyler Perry, një mik shumë i afërt i dyshes ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre. Ndër të tjera ai u shpreh se dashuria e tyre është e vërtetë dhe e pamposhtur.

“Ajo që unë di për ata të dy dhe ajo që dua që bota të dijë, është se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin,” tha ai. Më tej, shtoi: “Ata gjetën njëri-tjetrin, gjë që nuk kishte gjasa. Dashuria e tyre është me të vërtetë prekëse dhe thjesht doja të bëja gjithçka që mundja për t’i mbështetur.”

Kujtojmë që Perry ishte personi që iu shtriu dorën Meghan dhe Harry-t, pasi dyshja u shkëputën nga Britania e Madhe, për tu zhvendosur në Amerikë.

Harry, Meghan dhe djali i tyre, Archie, qëndruan në shtëpinë e Perry për tre muaj përpara se Duka dhe Dukesha e Sussex-it të blinin shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni.

Sakaq në maj të këtij viti aktorja dhe Princi festuan përvjetorin e katër të martesës së tyre, ku janë edhe prindër të dy fëmijëve djalit, Archie dhe vajzës Lilibet.

 


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbetonline notary